Blerjet e energjisë, dështon edhe ankandi i dytë, shkak çmimet e larta

Nga A2 CNN
12 Tetor 2021, 16:49 | Ekonomi
Blerjet e energjisë, dështon edhe ankandi i dytë, shkak

Pas dështimit të së hënës në blerjen e të gjithë sasisë së nevojshme për të plotësuar nevojat e vendit për energji elektrike, edhe ankandi i dytë i së martës nuk ka arritur të blejë të gjithë volumin e kërkuar.

Nga 15.5 gigavat-orë të synuara, Furnizuesi i Tregut të Lirë bleu vetëm 4.1 gigavat-orë me një çmim mesatar prej 264.5 eurosh, një tjetër rekord për vendin.

Pavarësisht se në garë u ofruan 8 shoqëri, OSHEE u detyrua të skualifikojë disa nga ofertat për shkak të çmimeve që arrinin deri në 590 euro.

Në ankand u shpenzuan rreth 1.1 milionë euro, ndërsa në total për pesë ditë, energjia e blerë llogaritet në 7.5 milionë euro dhe është sërish e pamjaftueshme.

Tashmë pritet që kompania e energjisë të zhvillojë një tjetër ankand së shpejti, në të kundërt rrezikohet furnizimi i vendit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/5-milione-euro-per-5-dite-drita-cmim-rekord-ne-ankandin-e-se-henes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos