Bllokimi i mbetjeve të rrezikshme, dëshmia e të arrestuarve: Është vaj motori

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2020, 12:11 | Kronikë

Personat e arrestuar për mbetjet në tragetin e linjës Brindizi-Vlorë kanë deklaruar përpara grupit të hetimit se në fuçitë e gjetura ndodhet vaj motori dhe asnjë lëndë e rrezikshme toksike.

Ndërsa në thasët e zinj të hangarin e tragetit, sipas tyre ka lesh xhami. Këto mbetje janë krijuar pas remontit të tragetit dhe janë lënë në hangarin e mjetit lundrues.

https://a2news.com/2020/02/20/bllokohen-mbetje-te-rrezikshme-ne-vlore-erdhen-nga-italia-ne-pranga-6-persona/

Ndërkohë policia ka njoftuar ekspertë të ministrisë së Shëndetësisë dhe Mjedisit për të ekzaminuar mbetjet e gjetura, ndërsa ka nisur edhe kontrollin në ambientet e një firme grumbullimi në Vlorë, por deri më tani nuk janë gjetur shenja të mbetjeve të rrezikshme që mund të ishin depozituar më parë atje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos