
Një operacion kundër veprimtarisë së paligjshme, kryesisht të lojërave të fatit, është zhvilluar në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes në Elbasan.
Forcat RENEA, të mbështetura nga disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, forcat “Shqiponja”, oficerë të krimeve të rënda, gjithashtu edhe sektorit të krimit ekonomik, kanë ushtruar kontrolle në kuadër të goditjes së paligjshmërisë kundër lojërave të fatit. Nga ky operacion policor mësohet se janë shoqëruar 23 persona për sqarime të mëtejshme.
Efektivët e rendit kanë zbarkuar në lokale të shumta, ku kanë kontrolluar imtësisht për të gjetur gjurmë apo sende që mund të çonin në shoqërimin e personave të dyshimtë.
Gjatë kontrollit mësohet se efektivët kanë kërkuar edhe sekuestrimin e kamerave të lokaleve të ndryshme, sidomos në ato që dyshohen se në mënyrë të fshehtë organizojnë edhe lojëra të palejuara të fatit. (A2 Televizion)