Bllokohet aksi rrugor në Lezhë, izolohen banorët e 9 fshatrave

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2021, 21:17 | Aktualitet
Bllokohet aksi rrugor në Lezhë, izolohen banorët e 9 fshatrave

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar problematika të theksuara në disa akse rrugore.

Kështu, për shkak të shirave të rrëmbyeshëm ka pasur shembje të konsiderueshme gurësh dhe dherash në aksin rrugor Lezhë-Ungrej.

Sipas raportimeve, 4 km larg qendrës së fshatit Ungrej ka pasur rrëshqitje dherash të cilat e kanë bërë të pamundur kalimin e këtij aksi rrugor, duke izoluar në këtë mënyrë banorët e 9 fshatrave në këtë njësi administrative. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos