Bllokoi foltoren, përjashtohet nga seanca plenare Flamur Noka

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2022, 17:11 | Politikë
Bllokoi foltoren, përjashtohet nga seanca plenare Flamur Noka

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është pezulluar nga seanca e sotme plenare pasi kishte marrë paraprakisht një paralajmërim nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Noka u pezullua nga seanca që po mbahet pasditen e së mërkurës në Kuvend pasi bashkë me deputetë të tjerë të grupimit të Sali Berishën bllokuan foltoren.

Debatet mes dy grupimeve të PD-së nisën që në fillim të seancës së sotme për shkak të përjashtimit nga Grupi Parlamentar të katër deputetëve, Flamur Noka, Edmond Spaho, Albana Vokshi dhe Luan Baçi.

Rrjedhimisht, deputetët e Berishës patën kohë më të limituar në dispozicion për të folur. Për shkak të tensioneve në salla, seanca është ndërprerë dy herë deri më tani.

Përplasje më herët gjatë ditës ka pasur mes kreut të Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeajt dhe Flamur Nokës e Luan Baçit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/21/vijojne-perplasjet-ne-kuvend-deputetet-e-berishes-bllokojne-foltoren-nderpritet-seanca-plenare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos