Ylli Manjani: Pse nuk mund të jepet imuniteti i Belinda Ballukut

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2025, 16:15 | Blog

Ylli Manjani: Pse nuk mund të jepet imuniteti i Belinda Ballukut

Nga Ylli Manjani

Imuniteti është mbrojtje nga abuzimi, por nuk mbron abuzuesin.

Përtej hakmarrjeve të vogla të katundit, lojra që i bëjnë me çdo njeri që guxon të ankohet kundër "mrekullive" që bëjn,  SPAK tashmë është i qartë se e KA SHKELUR Kushtetutën me pezullimin nga detyra.

Madje paska dashur që shkeljen e bërë ta bëjnë edhe me kobure në brez!!! (E më thonit mua që grushti i shtetit është pak e rëndë se ska patur armë... )

SPAk kërkon imunitetin e Belindës, sigurisht ka formalisht të drejtë ta bëjë. Por nuk mund të pezullojë një anëtar qeverie.

Kjo besoj është e qartë, apo jo?

Këtë mësim më vjen mirë që e mësuan.

Mësimet e tjera, se si nuk duhet të ketë proçedime pa fakt penal; si merren masat e sigurisë në proporcion me nevojën dhe rreziqet; si merren provat në mënyrë të ligjshme; si nuk mund të ngrihen akuza pa llogjikë; e të tjera si këto duhet ti mësojnë në vijim rast pas rasti.

Po më parë SPAK duhet të çlirohet nga adrenalina e reagimeve hakmarrëse, inatçore dhe lojrat e vogla të katundit.

Tani, sa i takon debatit parlamentar mbi heqjen ose jo të imunitetit, insistoj në bindjen time që e kam shprehur rregullisht edhe në rastin e Saimir Tahirit edhe në rastet Ahmetaj dhe Berisha.

Imuniteti mund të kërkohet vetëm nëse gjykata paraprakisht ka urdhëruar marrjen e një mase sigurie.

Nuk lëshohet imuniteti paraprakisht me kërkesa në hava,  por vetëm si reagim i një akti gjyqsor që kërkon leje për tu zbatuar.

Imuniteti, nuk i jepet prokurorëve, por për të lejuar ose jo elzekitimin e masave që merr gjykata.

Për sa kohë gjykata nuk ka një akt, që do të thonë nuk ka shqyrtuar paraprakisht provat dhe proprocionalitetin, kërkesa e prokurorise është abuzive.

Përballë kërkesave abuzive të prokurorëve, Parlamenti detyrohet të bëjë gjykatën, pra të kërkojë prova, gjë që nuk është normale dhe në natyrën e tij. Në republikën e pushteteve të ndara, provat i shqyrton dhe vlerëson vetëm gjykata, jo parlamenti.

Vendimi për heqjen e imunitetit është i natyrës politike, jo juridike. Ndaj nuk ka kuptim debati mbi materien e një kërkese juridike, drejtësia dhe saltësia e së cilës nuk është konfirmuar më parë nga gjykata sipas ligjit.

Shkurt, praktika e derisotme ku prokuroria kërkon lirim nga imuniteti, për të bërë pastaj çtë dojë nga njëra anë dhe, nga ana tjetër Parlamenti bën gjykatën dhe vendos sipas humorit politik nuk është normale.

Normale duhet të ishte që prokurori të paraqiste në parlament vendimin e gjykatës së bashku me kërkesën për të lejuar ekzekutimin e vendimin.

Kujtoj se në rastin Balluku, gjykata ka disponuar me masa sigurie. Pra e ka vlerësuar se ato masa ishin proporcionale, çfarë ka ndryshuar, përveç se iu përsheshën turninjtë nga Gjykata Kushtetuese?!

Ja pra që debati për imunitetin ka edhe kuptim kushtetues sepse ideja është të mbrosh pushtetin politik që buron nga vota nga abuzimi i drejtësisë me ligjin.

Bindja ime është se imuniteti nuk mbron personin, por raportin ndërmjet pushteteve  nga abuzimi, inati e hakmarrja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos