Boeri: Pas tërmetit, rindërtim me dru dhe çelik

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2019, 20:06 | Aktualitet
Boeri: Pas tërmetit, rindërtim me dru dhe çelik

Arkitektët italianë do të japin kontributin e tyre për t'i dhënë një fytyrë të re lagjeve që do të ndërtohen pas tërmetit.

Arkitekti Stefano Boeri, i pranishëm në përurimin e veprës "La Radura" në kopshtin e Kryeministrisë, shpjegoi se me çfarë materialesh duhet të bëhet ndërtimi i godinave të reja.

“Po bëhet një sforco e madhë në Shqipëri pas tërmetit. Sfida është që të tregojmë se mund të ndërhyjmë shpejt. Emergjenca është hipokrizi sepse ndërtohet menjëherë, ndërtohet keq. Ne sot kemi instrumentet dhe teknologjinë për të bërë një rindërtim solid dhe me kohë të shpejtë duke përdorur materiale si druri, por edhe çelikun”, tha Boeri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos