Paketa “anti-shpifje”, Mimoza Koçiu: Nuk ndalemi, do të vazhdojmë betejën

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2019, 12:19 | Aktualitet
Paketa “anti-shpifje”, Mimoza Koçiu: Nuk ndalemi, do të

Mimoza Koçiu, nga Shoqata e Gazetarëve Profesionistë, foli në Ditarin e orës 09:00 në A2 në lidhje me ligjin e ri të shumë-kundërshtuar të medias.

Koçiu u shpreh se beteja do të vazhdojë, pasi sipas saj, problemi në Shqipëri nuk është media, por qeveria që shmang llogaridhënien.

https://a2news.com/2019/12/19/miratohet-antishpifja-gazetaret-njoftojne-nje-veprim-prej-5-hapash-ne-vijim/

“Për ne ajo është paketa e censurës. Kryeministri e çoi deri në fund atë që paralajmëroi. Këmbëngulja duket foshnjarake nga Kryeministri për të çuar gjënë e vet në vend. Ishte flagrant fakti që Kryeministri, që është propozues i kësaj pakete bashkë me ministren Gjonaj, nuk ishin fare në seancë gjatë miratimit. Parlamenti është shndërruar në paradhomën e shefit të qeverisë.

Ne do ta vazhdojmë betejën tonë dhe mbi të gjitha, u kemi bërë thirrje kolegëve të vijojnë punën e tyre. Problemi në këtë vend nuk është media, por është pikërisht qeveria që shmang llogaridhënien. Betejën tonë do ta vazhdojmë deri në fund dhe nuk kemi ndërmend të dorëzohemi”, u shpreh Koçiu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos