Bojkoti i futbollit, Liga Profesioniste nuk tërhiqet deri në përmbushjen e kërkesave

Nga A2 CNN
27 Shtator 2020, 11:05 | Futboll
Bojkoti i futbollit, Liga Profesioniste nuk tërhiqet deri në

Fushat e gjelbra do të vijojnë të mbeten të shkreta. Këtë e konfirmon Liga Profesioniste e Futbollit, e cila përmes një deklarate bën me dije se bojkoti do të qëndrojë në fuqi deri plotësimin e kërkesave nga qeveria, duke treguar kështu se palët nuk kanë ndërmend të bëjnë asnjë hap pas nga qëndrimet e tyre.

Në ndeshjen që ishte parashikuar ditën e shtunë skuadrat e Apolonisë dhe Kastriotit kanë dalë në fushën e stadiumit “Loni Papuçiu” të Fierit dhe i janë drejtuar qeverisë me një mesazh të lexuar nga kapitenët e të dy skuadrave. Më pas skuadrat janë kthyer në dhomat e zhveshjeve.

“Protesta do të vijojë në të njëjtën formë edhe të dielën me katër çiftet e tjera të javës së tretë të Kategorisë Superiore sipas kalendarit, më konkretisht Teuta - Kukësi, Vllaznia - Tirana, Bylis - Skënderbeu dhe Partizani – Laçi”, shkruhet mes të tjerash në deklaratën e Ligës së Futbollit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos