VAR-i i buzëqesh Realit

Nga A2 CNN
26 Shtator 2020, 23:00 | Futboll
VAR-i i buzëqesh Realit

Real Madrid ka fituar 2-3 në transfertë ndaj Betis, në një ndeshje ku VAR u kthye në protagonist.

Valverde kaloi në avantazh madrilenët pas një krosimi të Benzema në minutën e 14, por Mandi dhe Carvalho përmbysën rezultatin në favor të vendasve brenda 2 minutash (35’ dhe 37’).

Ekipi i Zidane reagoi në pjesën e dytë. Emerson shënoi një autogol, ndërsa po i njëjti lojtar u ndëshkua me karton të kuq për një faull si futbollist i fundit ndaj Jovic. Aksioni u pa për disa minuta në VAR, pasi sulmuesi serb mbahej në pozicion të rregullt me milimetra, ndërkohë që edhe faulli i Emerson nuk ishte tërësisht flagrant.

Në minutën e 80 ndërhyri sërish VAR-i për një prekje të topit me dorë brenda zonës nga lojtari i Betis, Bartra. 11-metërsh për Realin dhe i zakonshmi Sergio Ramos u paraqit te pika e bardhë për të shënuar me një Panenka.

Kështu, Reali fiton ndeshjen e parë në këtë sezon të ri, pas barazimit 0-0 të javës së kaluar ndaj Real Sociedad. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos