
Inter fitoi 4-3 në San Siro me Fiorentinën, në ndeshjen e parë të zikaltërve në Serinë A për këtë sezon.
Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte e pa veten në disavantazh që në minutën e tretë, me Kouame që dërgoi topin në rrjetë me portën bosh, pas një pasimi të Bonaventurës.
Inter reagoi në fundin e pjesës së parë, me Lautaron i cili shënoi një gol fantastik nga jashtë zone.
Argjentinasi e nisi pjesën e dytë sërish me gol, kësaj radhe i ndihmuar edhe nga devijimi i mbrojtësit të Fiorentinës.
Fiorentina përmbysi gjithçka me dy gola të shpejtë nga Castrovilli dhe Chiesa, përpara se Lukaku dhe D’Ambrosio të përmbysnin rezultatin sërish, kësaj radhe në favor të zikaltërve. (A2 Televizion)