Çmenduri në Premier League, Manchester United fiton pas përfundimit të ndeshjes

Nga A2 CNN
26 Shtator 2020, 16:21 | Futboll
Çmenduri në Premier League, Manchester United fiton pas

Manchester United mori 3 pikët e para në këtë sezon të Premier League në mënyrën më rokamboleske të mundshme. Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer triumfoi 2-3 në fushën e Brighton, me një penallti të shënuar pasi arbitri kishte vërshëllyer për përfundimin e ndeshjes.

Ishte ndërhyrja e VAR për një prekje me dorë brenda zone në aksionin e fundit që detyroi arbitrin të kthente lojtarët për të goditur 11-metërshin, që u kthye në gol nga Bruno Fernandes.

Brighton del tmerrësisht i zhgënjyer nga kjo ndeshje pasi goditi 5 herë shtyllën përpara se në minutën e pestë shtesë të barazonte sfidën në 2-2, por fati e desh që të mos dilte nga stadiumi me një pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos