All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Simpatizantët në primare, PD miraton udhëzuesin. Berisha mirëpret propozimet e aleatëve

Nga A2 CNN
18 Tetor 2022, 19:57 | Politikë
Simpatizantët në primare, PD miraton udhëzuesin. Berisha
All - Paragraf - 1

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar udhëzuesin që i lejon simpatizantët që të marrin pjesë në primaret e PD-së për të zgjedhur kandidatët për lokalet e 2023.

Regjistrimi i tyre do të bëhet në çdo seksion të degëve të PD, sipas vendbanimit të simpatizantëve dhe procesi i regjistrimit duhet të përfundojë 5 ditë para datës së primareve. Kreu demokrat theksoi se edhe aleatët do të kenë mundësi të përfshihen në këtë proces me sugjerimet e tyre. 

All - Paragraf - 3

“Do të zhvillohen takime intensive me aleatët tanë për të gjetur gjuhën e përbashkët. Ka sugjerime të drejta, ka propozime të arsyeshme dhe theksoj që mirëpriten të gjitha sugjerimet e tyre, mirëpriten të gjitha kandidaturat e tyre, mirëpriten në mënyrë të padiskutueshme kandidatura nga shoqëria civile dhe bota akademike e vendit”, tha Berisha.

https://a2news.com/2022/10/14/primaret-ne-pd-shano-del-kunder-po-tentohen-te-zhbehen-edhe-ne-shba-sjellin-produkt-fanatik/

Tirana është sfida kryesore e demokratëve, sipas Berishës, për të cilën i kërkoi strukturave të PD të plotësojnë pritshmëritë që kanë qytetarët ndaj kësaj force politike: “Linjat e kuqe i ka kaluar kjo qeveri, ndaj dhe sytë, zemrat, mendjet e shqiptarëve janë të përqendruar tek opozita dhe PD. Ne nuk do t’i zhgënjejmë. Tirana në krye dhe beteja fillon. Do të marr takim me të gjithë faktorët e frontit për shpëtimin e Shqipërisë, me forca të tjera aletate, me sindikatat”. 

Krahas primareve, Berisha bëri thirrje për protesta masive kundër qeverisë Rama: “Primaret nuk ndryshojnë me zgjedhjet. Në zgjedhje do të marrim pjesë dhe do fitojmë. Asnjë lloj, asgjë s’na detyron ne të shmangemi nga procesi zgjedhor dhe nga fitorja në zgjedhjet e ardhshme. Por, asgjë s’na pengon ne për të përmbushur detyrimet ndaj çdo qytetari shqiptar”.

Në lidhje me këto dy procese që pritet të ecin paralelisht, Berisha do të zhvillojë të mërkurën takime me drejtuesit e degëve të Tiranës.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos