“Bordet të rikujtojnë diktaturën”, Berisha: Qeveria të kompensojë çmimet e shportës

Nga A2 CNN
22 Prill 2022, 12:15 | Politikë
“Bordet të rikujtojnë diktaturën”, Berisha: Qeveria

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish për rritjen e ndjeshme të çmimeve të ushqimeve, të cilat për disa produkte janë 200-300% më të larta.

Sipas Berishës, qeveria duhet të anulojë menjëherë bordet e ngritura dhe të angazhohet menjëherë për të kompensuar një më një çdo qytetar për produktet e shportës.

“Problemet për shoqërinë, rritja e papërmbajtshme e çmimeve, veçanërisht e disa ushqimeve që janë rritur me 300% si në asnjë vend tjetër të kontinentit. Rritje ka pësuar buka, brumërat, zarzavatet. Po shkohet drejt mungesës së ushqimeve në familjet e zakonshme. Bordet e krijuara nga qeveria janë forma të vjetra që të rikujtojnë kohërat e diktaturave. Nuk mund të ketë borde për rregullimin e çmimit të ushqimeve. Qeveria ka të gjitha mundësitë dhe mënyrat, kur ajo nuk është frymëzuese e spekulimit ta godasë atë. Por qeveria është e detyruar të zbatojë praktika transparente dhe të mbrojë popullatën nga ky agresion i rritjes së çmimeve që kërcënon jetën e përditshme të familjeve.

Bordet krijojnë në këtë përligje mundësi të reja për spekulimin. Anulimi i Bordeve është kusht për marrjen e masave që janë fare të thjeshta. Qeveria kompenson një për një rritjen e çmimit të produkteve të shportës. Kjo praktikë është ndjekur në të gjitha kohërat për ata që respektojnë tregun. Rritja me 15-fish e bukës në 1992 për shkak të liberalizimit të tregut nuk krijoi asnjë problem sepse u kompensua”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos