Përplasja Berisha-Alibeaj në Kuvend, Duka: Deklarata e ambasadores Kim, e tepërt

Nga A2 CNN
21 Prill 2022, 20:39 | Politikë
Përplasja Berisha-Alibeaj në Kuvend, Duka: Deklarata e ambasadores

Incident i shënuar sot në seancën e Kuvendit mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të komanduar, Enkelejd Alibeaj dhe që solli më pas edhe reagimin e ambasadore amerikane u diskutua në studion e Debatit me Alba Alishanin në A2 CNN. Kreu i PAA-së Agron Duka e cilësoi të tepërt deklaratën e ambasadores Yuri Kim, pasi sipas tij këto gjëra kanë ndodhur në shumë parlamente të botës.

“Skena të tilla kanë ndodhur dhe ndodhur në parlamentet e votës nuk është një gjendje normale, ka përplasje në kuptimin emocional dhe deklarativ. Kush ka hyrë e ka dalë nga ky parlament mund të ketë përplasje të tilla, kam pasur edhe unë. Nuk është e mirë. Deklarata e ambasadës amerikane marr guximin ta them mu duk e tepërt se këto janë gjëra që ndodhin, ka ndodhur edhe me njerëz të urtë. Edhe në parlamentet e botës kanë ndodhur që janë konfliktuar me grushta e shkelma. Kjo nuk duhet të komentohet fare. Nuk është gjë emirë, në gjendje normale nuk besoj se Berisha do ta bënte këtë gjë. Skena të tilla janë bërë edhe nga njerëz të urtë që nuk ta priste mendja. Të nisim nga kjo dhe të dalim te korrupsioni i familjes Berisha është e tepërt”.

Ndërsa për deklaratën e kryeministrit Rama se ndërpret çdo marrëdhënie me PD-në nëse drejtohet nga Berisha, Duka u shpreh se PS nuk mund të përcaktojë kundërshtarin politik. Sipas tij ka tentativë për të mos e marrë parasysh pavarësisht se është i madh në numër.

“Rama qëndron në të njëjtën linjë me ambasadoren amerikane ai dhe PS nuk mund të përcaktojnë kundërshtarin politik se përcaktohet nga vota e popullit. Nëse Berisha merr PD dhe fiton zgjedhjet kthehemi në invers që nuk e pyet Ramën, pro kam fjalën për negociata që mungojnë. Për grupin e Rithemelimit ka një tentativë për të mos e marrë parasysh pavarësisht se është goxha i madh në numër”.

Për ish-deputeten e LSI-së Silva Caka, kjo deklaratë e Ramës ka të bëjë me një pazar politik dhe prapaskenë, pasi nuk mund ta përcaktojë Rama opozitën.

“Deklarat e Ramës që nëse Berisha vjen në krye të PD nuk negocioj që këtu më tregon se kjo gjë e ka një prapaskenë dhe në këto kushte të kemi një pazar kaq të shëmtuar dhe të hapur. Negocimi është kur tregohesh mendjehapur dhe ke vullnetin të dëgjosh opozitën, kurse pazari është kur ti përcakton se kush është opozita ky është pazari në nocionin tim”.

Për Dukën ky nuk është pazar por nuk do të bëjë negociata.

“Nuk shoh të ketë pazare. Por ky nuk do të bëjë negociata se do ta zgjedhë vetë.  Dhe ka justifikimin”

Ndërsa pedagogu Çela nuk emerr seriozisht deklaratën e Ramës për Berishën, po thekson se por procesi i zgjedhjes së presidentit, duhet të ishte një negociatë më e gjatë se emri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos