Raporti i “Freedom House”, përpiluesi i kapitullit për Shqipërinë tregon pse quhemi “demokraci hibride”

Nga A2 CNN
21 Prill 2022, 21:28 | Politikë
Raporti i “Freedom House”, përpiluesi i kapitullit për

Përpiluesi i kapitullit për Shqipërinë, në raportin e “Freedom House”, pedagog në Universitetin e Warwick, në Britaninë e Madhe, Andi Hoxhaj, ishte në një lidhje direkte me studion e “Absolut 4”, në A2 CNN.

Hoxhaj komentoi raportin e “Freedom House”, duke theksuar se rastet e incidenteve gjatë fushatës, përfshi edhe vrasjet, janë ato që e klasifikojnë vendin tonë si një demokraci hibride.

“Ato raste kanë intimiduar votuesit që të shprehin të lirë vullnetin e tyre. Kjo ka ndikuar negativisht në funksionimin e demokracisë. Shqetësues është rritja e dezinformimit gjatë zgjedhjeve, pamë teori konspirative që promovoheshin, ashtu siç e pamë edhe gjatë kohës së pandemisë”, deklaroi Hoxhaj. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/04/20/raporti-i-freedom-house-shqiperia-mbetet-ne-kategorine-e-regjimeve-hibride/

A2 CNN Livestream

Latest Videos