Bordi i karburanteve, debatet për çmimin ndërpresin mbledhjen e komisionit

Nga A2 CNN
19 Prill 2022, 15:20 | Ekonomi
Bordi i karburanteve, debatet për çmimin ndërpresin mbledhjen e

Debatet për Bordin e Karburanteve dhe mënyrën se si përcaktohet çmimi i shitjes për konsumatorët shkaktuan ndërprerjen e mbledhjes në Komisionin e Ekonomisë. Deputeti demokrat Edmond Spaho replikoi me zëvendësministrin e Energjisë, Ilir Bejtja, se pse çmimet janë më të larta sot se kur nafta në bursa ishte edhe më shtrenjtë.

Në ndryshimet e 1 Prillit me Akt Normativ, qeveria ndryshoi mënyrën se si llogaritet çmimi i naftës, nga 1% dhe 5% në 3 lekë për litër për shitjen me shumicë dhe 12 lekë për litër për shitjen me pakicë. Deputeti Erion Braçe kërkoi shpjegimet për këtë ndryshim, ndërsa anëtarja demokrate Jorida Tabaku, e konsideron Bordin si një cenim të rëndë të konkurrencës në treg.

Ndryshimet lënë të hapur edhe vlerën e primit që i shtohet çmimit me të cilin tregtohen karburantet në bursë, duke rezultuar me një çmim final më të lartë nga formula e mëparshme. Demokratët kërkuan sërish pezullimin e përkohshëm të disa taksave tek karburantet, për të ulur çmimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos