Turizmi në Gjirokastër, dëshira për të investuar e madhe, por ka mungesë punëtorësh

Nga A2 CNN
25 Prill 2023, 22:35 | Aktualitet
Turizmi në Gjirokastër, dëshira për të investuar e

Në rrugët e kalldrëmta që të shpien për te Pazari i Gjirokastrës, nga të dyja anët e tyre ka një shtim të bizneseve. Punime të ndryshme artizanale, bujtina pritëse, bare dhe restorante, janë disa nga shërbimet më të shumta që ofrohen për vizitorët.

Është pika më e frekuentuar e qytetit, me të cilën mbahen ekonomikisht me dhjetëra familje. Manjola Shehaj ka investuar në këtë zonë tradicionale me një restorant. Sipas saj, në Gjirokastër nuk ka vend për investime vetëm në rrugët e Pazarit, por në të gjithë qytetin.

Qyteti ka nevojë jo thjesht për turistë që kalojnë, shohin dhe largohen. Sipas Manjola Shehaj, kërkohet një promovim më i madh që në Gjirokastër të shpenzohet para nga vizitorët.

Gjirokastra është një nga qytetet e pakta me universitet. Numri i studentëve ka rënë dhe investimi në arsim shihet edhe si një mënyrë që të rinjtë të mos e braktisin qytetin.

Më shumë se 200 mijë turistë e zgjodhën Gjirokastrën gjatë vitit 2022 si destinacion për t’u vizituar. Një vit që shënoi edhe hapjen e shumë bizneseve të reja.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos