Liga Unike për femra, Flamurtari fiton ndaj Prishtinës me koshin e fundit

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2022, 21:53 | Sporte të tjera
Liga Unike për femra, Flamurtari fiton ndaj Prishtinës me koshin e

Liga Unike në basketboll për femra ka dhuruar ndoshta një nga ndeshjet me emocionuese deri më tani. Flamurtari dhe Prishtina kanë dhuruar spektakël, emocione dhe rivalitet, teksa në fund ka fituar ekipi vlonjat në shifrat 56-55.

Një takim që ka nisur mjaft mirë për ekipin kosovar që ka kryesuar bindshëm dhe madje duke mbyllur 10 minutat e para në avantazhin 28-6 për Prishtinën. Zgjohet Flamurtari në periodën e dytë që kërkon të ngushtojë shifrat dhe e arrin diçka të tillë teksa pjesa e parë mbyllet në shifrat 25-34 për Prishtinën. Emocionet vijojnë pas pushimit dhe perioda e tretë tregon superior Flamurtarin që shënon 19 pikë kundrejt vetëm 9 të Prishtinës.

Në 10 minutat e fundit ndodh gjithçka kur vetëm 10 sekonda nga përfundimi kryeson Prishtina por një kosh në fund të ndeshjes i jep fitoren Flamurtarit. Një ndeshje që trajnere Elona Hasanaj e ka cilësuar të dobët për ekipin e saj,  por një fitore me vlera.

Flamurtari vijon të kryesojë kështu Ligën unike, një kompeticion ku marrin pjesë ekipet më të mira nga Shqipëria dhe Kosova në basketboll për femra. Ekipi vlonjat është në vend të parë me katër fitore në po kaq ndeshje të zhvilluara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos