Incidente mes tifozëve në Kosovë, lëndohen 4 policë

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2022, 07:37 | Sporte të tjera
Incidente mes tifozëve në Kosovë, lëndohen 4 policë

Incidente të rënda janë regjistruar pasditen e së dielës në Prishtinë, në ndeshjen e Superkupës së Kosovës në basketboll, mes Prishtinës dhe Trepçës.

Dhuna mes tifozëve shpërtheu pas përfundimit të pjesës së parë, pasi nga të dyja anët u lëshuan sende të forta dhe fishekzjarrë në parket.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës, për këtë ngjarje, bëhet me dije se 4 policë janë lënduar, teksa u munduan të qetësojnë turmën, ndërsa kanë filluar hetimet për identifikimin e personave që nxitën aktet e dhunës.

“Sot rreth orës 18:00, në Pallatin e Rinisë, gjatë një ndeshje basketbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët duke dëmtuar sallën, janë gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç ‘rast kanë lënduar 4 zyrtarë policorë, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës. Nga ana e tifozëve, deri tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar”, shkruhet në reagimin e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos