
Josep Borrell erdhi në Tiranë pa asnjë lajm të ri sa i përket integrimit. Në takimin e përbashkët, Kryeministrit Ramadhe shefit të politikës së jashtme të Brukselit nuk i mbeti tjetër veçse të përsëritja e fjalive të dëgjuara prej muajsh mbi plotësimin e kushteve nga Shqipëria, shoqëruar me urimin për uljen sa më shpejt në tryezën e negociatave.
Në mungesë të një date konkrete, përbisedimet e anëtarësimit, Edi Rama ktheu bisedën tek përfitime të tjera që mund të marrë nga BE-ja, siç ishte propozimi për mbështetje financiare për përballimin e pasojave të luftës në Ukrainë në ekonominë shqiptare.
Borrell premtoi se Ballkani nuk do të lihet jashtë planeve ekonomike të Europës për të zbutur pasojat e luftës. “Imagjinoni një plan nga këndvështrimi ekonomik i luftës, ky plan do të përfshijë patjetër Ballkanin Perëndimor, por mos mendoni që do të jetë një plan ekonomik për t’i dhënë përgjigje brenda natës çdo lloj sfide të mundshme. Udhëheqësit po diskutojnë këto çështje dhe ne po hapim kapacitete tona ekonomike e financiare për t’iu përgjigjur kësaj krize që nuk është vetëm për Shqipërinë, por për Brukselin dhe ndërprerjen që ka krijuar lufta në qarqet ekonomike dhe për këtë duhen kapacitete të bankave dhe kapacitete investuese të shteteve anëtare”.
Me deklaratat e veta, Borrell i dha një dorë Edi Ramës duke pohuar se çmimet janë rritur në të gjithë Europën. (A2 Televizion)