Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me protestat e qytetarëve për rritjen e çmimeve dhe përgjigjen e qeverisë ndaj kësaj situate. Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku thekson se vendi ynë ka të ardhurat më të ulëta në rajon, ku 40% e tyre shkon për ushqimet dhe ujin dhe 25% shkojnë për karburant.
“Shqipëria e fundit në botë për koston e karburantit ndaj të ardhurave. Raporti i çmimit të naftës për një serbator të mbushur në raport me të ardhurat! Vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon, ku 40% e të ardhurave shkon për ushqimet dhe ujin, ku 25% shkojnë për karburant. Prandaj nuk është turp sot protesta për çmimet e naftës, monopolit të saj dhe taksave!”.
Ajo e cilëson qesharake paketën e qeverisë dhe larg nevojave të qytetarëve.
“Paketa e ofruar është qesharake dhe jashtë nevojave të qytetarëve. Taksat mbi naftën dhe oligopoli mbi naftën po rrisin çmimet më shumë se sa në çdo vend tjetër! Reagimi qytetarëve është korrekt përballë arrogancës së korruptuarve!”, shkruan Tabaku. (A2 Televizion)
