Osmani do të takohet me Stoltenberg në NATO, zbardhet agjenda

Nga A2 CNN
30 Gusht 2023, 21:51 | Kosova
Osmani do të takohet me Stoltenberg në NATO, zbardhet agjenda

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të  NATO-s, Jens Stoltenberg në selinë e NATO-s në Bruksel.

Në njoftimin zyrtar thuhet se të enjten, më 7 shtator 2023, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të presë Vjosa Osmani-Sadriu në takim.

Zyra për media e misionit paqeruajtës, njofton po ashtu se Sekretari i Përgjithshëm dhe Osmani pas takimit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media në selinë e NATO-s. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/25/kemi-shtuar-kapacitetet-ushtarake-ministri-i-mbrojtjes-i-kosoves-fsk-me-standarde-te-nato-s/

A2 CNN Livestream

Latest Videos