19-vjeçari Jason Dupasquier, pilot i skuadrës PruestelGP, i cili ditën e djeshme u rrëzua dhe u përplas nga dy pilotë që vinin menjëherë pas tij, ka ndërruar jetë.
Sipas burimeve të mediave sportive italiane, Dupasquier kishte pësuar dëmtime të mëdha në kokë dhe gjoks.
Mendohet se përplasja më e fortë i ka ardhur nga Sasaki, i cili edhe vetë kërceu në ajër nga kontakti me Dupasquier.
Ndërsa piloti tjetër që e goditi, Alcoba, tregon: “Isha me shpejtësi maksimale, pashë që Jason Dupasquier frenoi papritur dhe u përpoqa të shmangesha djathtas. Nuk ia dola dot dhe mendoj se e godita në këmbë”. (A2 Televizion)