“Mali” i Islandës bie në tapet, ylli i “Game Of Thrones” nis karrierën si boksier

Nga A2 CNN
29 Maj 2021, 13:00 | Sporte të tjera

“The Mountain”, ylli i “Game Of Thrones”, emri i të cilit është Hafþór Júlíus Björnsson, përfundoi në tapet në ndeshjen e tij të dytë të boksit edhe pse jo zyrtare, ndaj Simon Valilly.

Dueli u zhvillua në Dubai me katër raund. Valilly u trondit nga grushti i gjigantit 152 kilogramë në raundit e dytë, por u ngrit dhe vazhdoi sërish ndeshjen. Në raundit e tretë, Björnsson i befasoi të gjithë duke përfunduar në tapet. Megjithatë, ai gjeti sërish forca dhe arriti të ngrihej. Por në fund nuk pati një fitues, pasi ndeshja u mbyll në barazim. Në shtator, ylli i “Game Of Thrones” do të ndeshet me Eddie Hall.

Në fillim të këtij muaji Hafþór Júlíus Björnsson zbuloi se ai kishte arritur të humbiste 60 kilogramë pasi angazhimit të tij në palestër për t’u përgatitur si boksier.

32-vjeçari, i cili është i gjatë 2 metra e 6 centimetra. Ai është shpallur për 10 vite radhazi si “njeriu më i fortë i Islandës”, ndërsa nëntorin e kaluar bëri të ditur se nuk do të marrë më pjesë në këtë kompeticion dhe tashmë ka nisur karrierën si boksier. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos