
Gjimnasti Matvei Petrov zhvilloi dje garën eliminatore në Kupën e Botës, që po zhvillohet në Varna të Bullgarisë, duke arritur vlerësimin final 14,2 pikë.
Ky rezultat e kualifikoi Petrovin direkt në finalen e madhe, që do të zhvillohet të shtunën, ku gjimnasti që garon për ngjyrat kuq e zi pretendon medalje. (A2 Televizion)