Teatri Metropol nis shfaqjet “online”. Ja veprat e kësaj fundjave

Nga A2 CNN
25 Prill 2020, 18:37 | Kulturë
Teatri Metropol nis shfaqjet “online”. Ja veprat e kësaj

Nëse teatrin nuk e ndjekim dot fizikisht këto kohë, atëherë zini vendin më të mirë në shtëpinë tuaj dhe rehatohuni për të parë shfaqjen. Teatri Metropol vjen çdo fundjavë në çdo shtëpi, për të gjithë familjen. E nis këtë të shtunë me dy shfaqjet e para.

Për të rriturit vjen “Rrajët lëvizin”, bazuar në veprën e Ernest Koliqit dhe regji nga Rozi Kostani, sjellë në skenë më herët në festivalin e dramës shqipe "MetroFest" në Teatrin Metropol të Qendra Kulturore Tirana.

Ndërsa ditën e diel, në orën 11:00, për fëmijët do të transmetohet shfaqja “Tullumbaci i kuq”, me autor Barry Kornhauser, me regji nga Roerd Toçe dhe interpretim nga Erdet Miraka.

Metropol ju fton kështu në dy takime virtuale me skenën teatrale, të shtunën duke menduar për të rriturit, dhe të dielën për të vegjlit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos