
Franca është gjobitur për ngatërrimin e himnit tonë kombëtar në përballjen e 7 shtatorit, kur në bokset e “Stade De France” dëgjua himni i Andorrës në vend të himnit të Shqipërisë.
Sipas “L’Equipe”, Federata Franceze e Futbollit (FFF) është dënuar vetëm me 20 mijë euro pas hetimit disiplinor të UEFA-s.
Kjo gjobë vjen pasi ngatërrimi i himnit vonoi nisjen e ndeshjes, që u spostua me shumë minuta nga orari zyrtar i saj. (A2 Televizion)