
Champions do t’i lërë vendin sot në mbrëmje ndeshjeve të Europa League. Lazio e portierit Thomas Strakosha ka një duel direkt me Celtic për vendin e parë në grup me skocezët që kryesojnë pas dy ndeshjeve të para.
Zviceranët e Basel, ku aktivizohet mesfushori Taulant Xhaka, janë në të njëjtat pozita teksa me një fitore përballë Getafe-s, do të parakalonin spanjollët në vendin e parë në grupin C.
Italianët e Romës që kanë një grup relativisht të lehtë ndeshen me gjermanët e Mönchengladbach, të cilët kanë një barazim dhe një humbje.
Ndërsa dy skuadrat pretendente angleze, Arsenal dhe Manchester United përballen me kundërshtarë të lehtë në letër.
Topçinjtë do të vihen përballë Guimaras, ndërsa United luan në transfertë ndaj Partizanit të Beogradit skuadër e cila qëndron aktualisht përpara ‘Djajve të Kuq’ në renditje. (A2 Televizion)