“Boxing Day” plot gola dhe ndeshje të shtyra në Premier League

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2021, 19:36 | Futboll
“Boxing Day” plot gola dhe ndeshje të shtyra në Premier

“Boxing Day” është një traditë tashmë e konsoliduar në Premier League, ku luhet kampionati edhe gjatë festave, i vetmi ndër më të rëndësishmit në Europë.

Këtë vit situata po paraqitet tejet kaotike falë pandemisë dhe kushteve atmosferike, që ka përgjysmuar ndeshjet që mund të luhen, diçka që pasqyrohet edhe në renditje.

Këtë jave ishin tre ndeshjet që nuk filluan, ndërkohë që renditje sheh ekipe si Manchester City në krye të klasifikimit me 19 ndeshje, ndërkohë që modestët e Burnley  kanë lozur vetëm 15 të tilla.

Gjithsesi, Boxing Day nuk zhgënjeu tifozët, me golat e shumtë që u realizuan në çdo ndeshje.  Ndërkohë që për fansat shqiptarë, “ylli” i Brojës shndriti në fitoren 2-3 të Southampton ndaj West Ham, përballja më spektakolare isht eajo ndaj City dhe Leicester, që përfundoi me rezultatin 6-6, ku Citiziens mbajtën gjakun ë ndaj tentativave për përmbysje në pjesën e dytë nga Leicester dhe janë gjithmonë e më shumë duke kryesuar.

https://a2news.com/2021/12/26/broja-i-pakapshem-per-mbrojtjet-kundershtare-merr-penallti-vendimtare-me-west-ham/

Ndërkohe, Arsenali duket sikur ka gjetur formën, dhe dominon, 5-0 edhe pse ndaj ekipit të fundit në klasifikim.

Edhe Tottenham sheh tashmë zonën Champions, me djemtë e Antonio Conte që fiton 0-3 ndaj Crystal Palace. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos