Brenda 12 muajve përfundon projekti për Tushemishtin, Rama: Transformohet e gjithë infrastruktura e zonës

Nga A2 CNN
20 Maj 2023, 11:31 | Aktualitet

Brenda 12 muajve përfundon puna për projektin e Shëtitores dhe Unazës së Tushemishtit. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama në Facebook, duke publikuar edhe foto nga ndërtimi. Sipas kreut të qeverisë, ky projekt do të transformojë të gjithë infrastrukturën e zonës deri në pikën doganore të Tushemishtit,

“Kantieri i projektit të Shëtitores dhe Unazës së Tushemishtit, nga ura e Drilonit që kalon në burimet e Zagorçanit për të përfunduar në pikën doganore të Tushemishtit, një ndërhyrje që brenda harkut kohor të 12 muajve transformon me standardin e duhur të gjithë infrastrukturën e kësaj zone#VetëmPërpara”, shkruan kryeministri në Facebook.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos