SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese

Nga A2 CNN
19 Maj 2023, 11:55 | Aktualitet
SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese

Prokuroria e Posaçme kërkon një vit burg për Bashkim Dedjen, ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese. Por në zbatim të nenit 59, kërkohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen në shërbim prove 2 vite.

Dedja akuzohet nga SPAK për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Sipas SPAK, Dedja nuk justifikon në burime të ligjshme dy apartamente dhe një garazh. Ish-kryetari i Kushtetueses u shkarkua nga detyra nga Shkalla e Dytë e vetingut.

Në tetor të vitit 2021, Gjykata e Posaçme vendosi të kthejë në duart e SPAK dosjen penale në ngarkim të Dedjes. Gjykata vlerësoi në atë kohë se hetimi nuk ishte i plotë, se duhet të kryhej një akt i ri ekspertimi dhe për pyetjen e disa personave. Po sipas gjykatës, disa nga aktet ishin bërë të papërdorshme.

Vetë Dedja, përmes avokatit të tij, Baftjar Rusi, i qëndroi kërkesës për pushim të akuzës, ose për plotësim të hetimit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/24/pasurite-e-sekuestruara-nga-spak-ish-gjyqtaret-dedja-e-selimi-kerkojne-ti-lirojne-ne-gjykaten-e-larte/
https://a2news.com/2021/10/12/kthehet-ne-spak-dosja-ndaj-ish-kreut-te-kushtetueses/

A2 CNN Livestream

Latest Videos