Rezervohet Pogradeci, qyteti liqenor pret një sezon veror të mbushur e të gjatë

Nga A2 CNN
19 Maj 2023, 15:55 | Aktualitet
Rezervohet Pogradeci, qyteti liqenor pret një sezon veror të mbushur e

Ashtu si zonat bregdetare edhe qyteti liqenor i Pogradecit, po përgatitet për një sezon turistik që shpresohet të jetë më i mirë se ato paraardhës. Dhe kjo shpresë ka lindur nga prenotimet dhe rezervimet e shumta që kanë marrë hotelet në Pogradec.

Gatimet tradicionale, tava e koranit por edhe ndërthurja e kuzhinës vendase me atë moderne, shikohen si një tjetër motiv që tërheq vizitorët në Pogradec. Nga ana tjetër bashkia ka nisur përgatitjet me synimin që kush viziton Pogradecin të qëndrojë sa më gjatë edhe pse nuk ka det.

Për këtë sezon veror janë parashikuar edhe organizimi i disa eventeve ndërkombëtare me motorë, maratonë vrapi dhe festivali i filmit ballkanik, ku pritet të marrin pjesë protagonistë dhe të ftuar nga 25 vende të botës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos