Salloni i librit në Torino, Shqipëria si vend mik i këtij edicioni prezantohet si kronikë në gur

Nga A2 CNN
19 Maj 2023, 16:21 | Aktualitet
Salloni i librit në Torino, Shqipëria si vend mik i këtij

Kam jetuar 16 vjet në Itali dhe e di fare mirë se është dashur shumë punë për të ndryshuar imazhin tonë dhe këtë ftesë e shoh si një stacion të rëndësishëm në rrugëtimin tonë, që finalen e ka me anëtarësimin në familjen e madhe europiane. Kështu e ka nisur prezantimin e sallonit shqiptar në Torino ministrja Margariti. Në edicionin e 35-të të Sallonit Ndërkombëtar të Librit, Shqipëria prezantohet si një kronikë në gur, frymëzuar nga shkrimtari i madh Ismail Kadare që ndonëse jo i pranishëm në event, përshëndeti këtë ngjarje me një videomesazh.

Salloni ndërkombëtar I librit në Torino këtë vit i fton të gjithë me një temë frymëzuar nga Liza në botën e çudirave, për të përcjellë një rrugëtim mes fantastikes dhe reales; nga fëmijëria në botën e të rriturve; nga e shkuara në të ardhmen.

Edhe Salloni Shqiptar, i frymëzuar nga një prej veprave të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, Kronikë në gur, projektuar nga ark Matilda Pando dhe artisti Ergys Krisiko, sjell pikërisht këto koncepte të eventit. Në ceremoninë prezantuese të sallonit shqiptar ishte i pranishëm edhe kantautori shqiptar Ermal Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos