Brenda autobusëve të tejmbushur me njerëz në Tiranë

Nga A2 CNN
2 Mars 2021, 15:18 | Aktualitet
Brenda autobusëve të tejmbushur me njerëz në Tiranë

Autobusët e mbushur plot me njerëz, është një situatë normale çdo mbrëmje në linjat e transportit publik në kryeqytet. Kthimi nga puna dhe kufizimi i orarit shkakton herë pas here dyndje të udhëtarëve në urbanë. Ndonëse ndiejnë pasiguri, qytetarët sërish i drejtohen transportit publik për të kryer aktivitetet e përditshme.

Punonjësit e shërbimit sipas protokollit të miratuar në korrik të vitit të kaluar nuk e kanë detyrim respektimin e masave nga udhëtarët. Ata thonë se mundohen të japin këshilla.

Nga shoqata e transportit publik nuk premtohet shtim i flotave për sa kohë shteti nuk i rimburson për fitimin e munguar. Qoshja sugjeron që edhe në vendin tonë të kryhen studime për shpërndarjen e virusit në linjat e urbanëve.

Ndryshe nga Shqipëria, në Kosovë nuk lejohen më tepër se 25 udhëtarë në linjat e transportit, ndërsa fitimi i munguar për operatorët paguhet nga qeveria. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/02/25/rakacolli-masat-nuk-lidhen-me-zgjedhjet-hipja-ne-autobuse-eshte-zgjedhje-personale/
https://a2news.com/2021/02/26/mos-hipni-nese-eshte-plot-qytetaret-e-kane-te-domosdoshme-levizjen-me-urban/

A2 CNN Livestream

Latest Videos