Brenda mansionit të CR7, më i shtrenjti i shitur ndonjëherë në Lisbonë

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2019, 17:01 | Futboll

Cristiano Ronaldo ka blerë banesën më të shtrenjtë që është shitur ndonjëherë në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë.

Sipas mediave portugeze, sulmuesi i Juventusit e ka blerë banesën në korrik të vitit të kaluar, por vetëm tani është përhapur lajmi.

Mendohet se ish-ylli i Realit fitoi një “luftë” të fortë me dy miliarderë të tjerë për këtë mansion dhe në fund e bleu për 7,2 milionë euro.

Banesa ka një sipërfaqe prej 287 metrash katrorë dhe përfshin një spa, një pishinë, një palestër teknologjinë më të fundit përsa i përket elektroshtëpiakeve dhe 3 dhoma gjumi të mëdha.

Prona e re e Cristianos ndodhet shumë pranë lagjes ku 34-vjeçari ka kaluar fillimet e karrierës së tij. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos