“Cristiano Ronaldo nuk është normal”

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2019, 15:33 | Futboll
“Cristiano Ronaldo nuk është normal”

Mehdi Benatia ka treguar një episod në lidhje me Cristiano Ronaldon, kur sezonin e kaluar luanin të dy për Juventusin.

“Luajtëm një ndeshje në Bergamo dhe trajneri bëri rotacion. Më erdhi radha mua për të luajtur. Kur po ktheheshim me autobus, Cristiano më dërgon mesazh duke më pyetur se çfarë do të bëja pastaj. Unë i përgjigjem: “Është ora 11 e natës, do të iki në shtëpi. Pse?”. Atëherë më pyet nëse doja të shkojë në palestër me të. I thashë që doja vetëm të shkoja në shtëpi dhe të shihja televizor”, tregoi marokeni.

Si përfundim, Ronaldo shkoi vetëm në palestër, ndërkohë që të tjerët u shpërndanë nëpër shtëpitë përkatëse.

“Aty e kuptova që ai njeri nuk ishte normal. Kur e shikon nga afër, e respekton edhe më shumë. Të gjithë jetën e tij e ka sakrifikuar për futbollin”, tha Benatia për “RMC”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos