Takimi në Tiranë, në fokus konfliktet në Lindjen e Mesme

Nga A2 CNN
9 Janar 2020, 11:43 | Aktualitet
Takimi në Tiranë, në fokus konfliktet në Lindjen e Mesme

Të pranishëm në takimin mbi sfidat e sigurisë të organizuar në Tiranë, ministra aktual dhe të shkuar të vendit kanë deklaruar se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, në një formë a në tjetrën është e prekshme nga zhvillimet në Lindjen e Mesme, ndaj është shumë i rëndësishëm vijimi i mëtejshëm i bashkëpunimit me SHBA-në për çështjet e sigurisë kombëtare. 

“Bota po bëhet gjithnjë e më e vogël. Edhe pse ngjarjet ndodhin larg, problemet trokasin edhe në sigurinë tonë kombëtare”, tha Pandeli Majko.

Ndërsa Fatmir Mediu u shpreh: “Lideri i Iranit përmendi Shqipërinë dje, që ka strehuar opozitën iraniane këtu. Shqipëria është vend demokratik që i është gjendur gjithmonë njerëzve në nevojë. Angazhimi ynë për të mbështetur rezistencën iraniane ishte si pjesë e vlerësimit që ne kemi për vuajtjet e njerëzve dhe njëkohësisht për t’iu përgjigjur përgjegjësive tona si anëtar i NATO-s dhe si partner i SHBA-së”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos