Unaza e Madhe, IKMT prish 5 objekte

Nga A2 CNN
9 Janar 2020, 09:06 | Aktualitet

Punimet për zgjerimin e Unazës së Re në Lotin e Parë vijuan edhe përgjatë kësaj të enjteje, kur Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) prishi 5 objekte me anë të fadromave.

Aksioni do të vijojë përgjatë së premtes, ku është parashikuar shpërthimi me tritol i një godine 6-katëshe, ku janë strehuar banorët e prekur nga tërmeti.

Atyre u është komunikuar të aplikojnë për bonus qiraje, me qëllim që të strehohen tjetërkund.

Ndërkaq, me dhjetra banorë nuk u lejuan të kalonin nga njëra anë e kordonit policor te sheshi “Shqiponja”, për tek ana tjetër, pasi ky segment prej afro 500 metrash ishte i bllokuar, si për këmbësorët ashtu edhe për automjetet.

https://www.youtube.com/watch?v=0oyZhtv4eDE

Situata e krijuar shkaktoi kaos në trafik, pasi për 4 orë e gjysmë nuk u lejua të kalonte asnjë automjet. Pas mbarimit të punimeve, të dyja kahet e rrugës u liruan.

Asnjë nga pronarët e ndërtesave të prishura nuk shfaqi rezistencë, pasi kanë marrë dëmshpërblimet, sepse shumica e këtyre godinave ishin të pajisura me hipotekë. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos