Brenda spitalit “fantazmë” britanik që nuk pranon pacientë me Covid-19 pasi nuk ka staf

Nga A2 CNN
22 Prill 2020, 10:49 | Bota

Pacientët e prekur nga koronavirusi vazhdojnë të mos pranohen në spitalin e ri Nightingale me 4000 shtretër për shkak të mungesës së infermierëve edhe pse nevojat për kapacitete spitalore janë tepër të mëdha në këtë moment që po kalon vendi.

Që prej hapjes së tij në datë 7 prill, spitali fushor në Qendrën ExCel nuk ka trajtuar më shumë se 50 pacientë të prekur nga koronavirusi ,të cilët ishin duke luftuar me vdekjen.

Gazeta “The Guardian” bën me dije se, 30 prej këtyre pacientëve janë transferuar nga spitalet ekzistuese të Londrës për shkak të mungesës së stafit infermieror.

Qendra Docklands ka trajtuar 41 pacientë, përfshirë katër pacientë të cilët kanë ndërrruar jetë, shtatë të cilët kanë dalë nga gjendja kritike dhe 30 pacientë të tjerë të cilët vijojnë të jenë në përkujdesje mjekësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos