Makina e policisë përplaset me pemën, godet dhe këmbësorin

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2020, 11:50 | Kronikë
Makina e policisë përplaset me pemën, godet dhe

Një aksident ka ndodhur sot në lagjen "Sheq i madh" në Fier, në afërsi të vendit të quajtur "Vija e ngjalës".

Sikurse njoftohet, një automjet tip "Golf", me drejtues ende të paidentifikuar, duke dalë nga një rrugë dytësore për në rrugë kryesore, i ka prerë rrugën automjetit të policisë tip "Hyundai", që lëviste në drejtimin Sheq-Fier.

Për të shmangur aksidentin, automjeti i policisë me drejtues punonjësin K. C ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Gjithashtu, ka goditur dhe dëmtuar lehtë një këmbësor, 54-vjeçar, i cili pasi mori mjekim në spital u largua për në banesë.

Sikurse njoftohet, SHÇBA po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos