All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Adriatik Llalla zyrtarisht i pandehur për fshehje të pasurisë, i hiqet sekuestro e pronave

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2020, 15:52 | Kronikë
Adriatik Llalla zyrtarisht i pandehur për fshehje të pasurisë, i
All - Paragraf - 1

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla do të provojë ndjesinë e të qenurit i pandehuri në sallën e gjyqit. Gjykata e Posaçme kaloi në gjykim dosjen e tij. Tashmë ish-kreu i Prokurorisë Shqiptare do të gjykohet për “mosdeklarim të pasurisë” në tre raste, vepër që dënohet me gjobë deri në 3 vite burg.

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla do të ulet në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Posaçme. Kjo gjykatë pranoi këtë të enjte kërkesën e SPAK për dërgimin në gjyq të dosjes së tij. Ish-kryeprokurori do të gjykohet për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”, kryer në tre raste, vepër për të cilën Kodi Penal parashikon dënim me gjobë deri në 3 vite burg. Ai dyshohet të mos ketë deklaruar një shumë prej 7400 dollarë të shpenzuara në SHBA, një shumë për ndërtimin e një banese, si edhe shpenzime të kryera në Gjermani.

All - Paragraf - 3

Në të njëjtin vendim, gjyqtarja paraprake Irena Gjokavendosi të lirojë nga sekuestroja disa pasuri të tij, të bllokuara në nisje tëhetimit. Llalla nuk ishte i pranishëm në seancë. Ai u përfaqësua nga avokati, që kërkoi pushimin e akuzës. Hetimi ndaj Llallës nisi në 15 mars 2018 në Prokurorinë e Durrësit, por më pas u kalua për kompetencë tek ish-Krimet e Rënda.

Ai u dyshua për katër vepra penale, mes të cilave edhe “pastrim i parave” dhe “shpërdorim i detyrës”, por në përfundim të hetimit SPAK vlerësoi se ndaj tij provohej vetëm akuza e “mosdeklarimit të pasurisë”.

Pasi përfundoi mandatin e kryeprokurorit, Llalla dha dorëheqjen nga sistemi dhe nuk iu nënshtrua vetingut. Ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli atë non grata duke i ndaluar atij dhe familjes hyrjen në SHBA. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos