Breshëri plumbash në ndeshjen e futbollit, 3 të vdekur

Nga A2 CNN
11 Gusht 2021, 14:35 | Futboll

Pasdite terrori në një fushë futbolli. Kjo u përjetua në Meksikë, në qytezën e Santa Ana del Conde, e cila ndodhet mes qyteteve Leon dhe Silao. Takimi i skuadrës vendase me VAG Zona Piel, i vlefshëm për turneun amator Mi Barro u kthye në masakër, kur një person i armatosur me kallashnikov hapi zjarr me breshëri plumbash.

Pamjet dramatike tregojnë futbollistët, arbitrat dhe tifozët e traumatizuar që vrapojnë për tu fshehur, ndërsa disa prej tyre janë shtrirë edhe në fushë.

Sipas raportimeve të autoriteteve meksikane, nga ngjarja u regjistruan tre viktima dhe të paktën një i plagosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos