Britani, 616 viktima ditën e sotme, por Skocia përgatitet të lehtësojë masat

Nga A2 CNN
23 Prill 2020, 17:01 | Bota

Britania e Madhe sot regjistron 616 viktima nga pandemia e koronavirusit. Nga totali i viktimave, 514 janë regjistruar në Angli, 102 të tjerët në Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut. Pothuajse 4600 persona janë të infektuarit e rinj, që çojnë bilancin total të të prekurve nga COVID-19 në më shumë se 138 mijë persona.

Shifra këto, ende provizore nga momenti që mungojnë ende të dhënat javore të personave të vdekur jashtë qendrave spitalore, dhe që pritet të jetë i madh.

Kryeministrja skoceze, Nikola Sturgeon

Ndërkohë kryeministrja e Skocisë Nikola Sturgeon ka deklaruar sot se Skocia do të finalizojë një seri masash lehtësuese për rikthimin në normalitet, pavarësisht nga vendimet e Londrës zyrtare.

https://a2news.com/2020/04/22/britania-e-madhe-sot-kishte-763-viktima-por-priten-shifrat-tronditese-te-vdekjeve-jashte-spitaleve/

Edhe pse masat nuk janë të menjëhershme, ato parashikojnë rikthimin e një pjese të mirë të aktiviteteve, në rast se ata respektojnë kriteret e  distancimit social, si dhe rihapjen graduale të shkollave, edhe pse paralajmëroi se aktivitetet masive “do të duhet të presin disa muaj”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos