Britania e Madhe ka shkallën më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në botë

Nga A2 CNN
23 Janar 2021, 14:24 | Bota
Britania e Madhe ka shkallën më të lartë të vdekjeve

Mbretëria e Bashkuar kryeson listën globale të numrit më të lartë të vdekjeve për 100000 banorë, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

Ky vend raportoi numrin më të lartë të vdekjeve ditore të mërkurën me 1820 vdekje. Mesatarja ditore gjatë javës së fundit ka qenë rreth 1240 fatalitete ditore.

Numri i vdekjeve i regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, nga një popullsi prej 66 milion banorësh, tejkalon rekordet në vendet e tjera të mëdha, duke përfshirë SHBA-në, mbi bazë për frymë.

Deri më tani Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 96166 vdekje totale që nga fillimi i pandemisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos