Anija amerikane USS Theodore Roosevelt duke patrulluar në Detin e Kinës Jugore Anijet amerikane USS Nimitz dhe USS Ronald Reagan në Detin e Kinës Jugore Një avion bombardues H-6, i Forcave Ajrore të ushtrisë Popullore të Kinës,, duke patrulluar në ngushticën e Tajvanit Ishujt e kontestuar në Detin e Kinës Jugore Stërvitje e Forcave Japoneze të Vetëmbrojtjes në një plazh në Filipine Anija amerikane USS Barry duke kryer manovra në Ishujt Paracel në Detin e Kinës Jugore Pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Tajvanit gjatë një stërvitjeje të javës së kaluar Një avion F-16, i Forcave Ajrore të Tajvanit, fluturon pranë një avioni bombardues kinez H-6, gjatë vitit 2020
Britania e Madhe mund të bashkohet në një koalicion ushtarak të njohur si “NATO i Azisë”, pas një propozimi amerikan për të shtuar anëtarët e grupit, si kundërpeshë ndaj Kinës.
“The Telegraph” thotë se propozimi u bë nga shefi i ri i politikave të Presidentit amerikan Joe Biden, i cili thotë se në aleancën zyrtare, të quajtur “Katërshja”, të shtohet edhe Britania e Madhe, për të frenuar aventurat e Pekinit.
Edhe pse nuk ka ende një ofertë zyrtare në tavolinë për kryeministrin Boris Johnson, Britania duket se do të rreshtohet me Shtetet e Bashkuara, Japoninë, Australinë dhe Indinë, të cilat kanë pasur të gjitha probleme me Kinën, sidomos në zonat e kontestuara në Detin e Kinës Jugore.
Gjithashtu, Johnson ka ftuar Australinë, Indinë dhe Korenë e Jugut që të marrin pjesë në Samitin e G7-s në qershor, ku pritet të formalizohet edhe aleanca e përhershme.
Shtetet e Bashkuara janë përplasur me Kinën për disa çështje në kohët e fundit, si koronavirusi, korrupsioni dhe të drejtat e pakicave, ndërsa Australia kritikon Pekinin veçanërisht për krizën e koronavirusit. Nga ana tjetër, ushtarët indianë kanë kryer luftime me ata kinezë në kufirin mes dy shteteve në Himalaje, ndërsa Japonia ka një konflikt të hapur me Kinën për ishuj të pretenduar nga të dy shtetet. (A2 Televizion)