Ende nuk ka marrë dozat e para të vaksinës, por Ukraina e refuzon atë ruse

Nga A2 CNN
29 Janar 2021, 13:01 | Bota
Ende nuk ka marrë dozat e para të vaksinës, por Ukraina e refuzon

Ukraina miratoi një ligj të enjten në parlament që ka për qëllim të përshpejtojë miratimin e vaksinave kundër koronavirusit dhe të ndalojë hyrjen dhe aprovimin e atyre që janë bërë nga Rusia.

Momentalisht, në Ukrainë nuk ka marrë “dritën jeshile” asnjë vaksinë, ndërkohë që nga dita në ditë pritet të mbërrijnë 100 mijë dozat e para të Pfizer në kuadër të skemës Covax

“Askush nuk do ta regjistrojë vaksinën ruse në vend”, tha ministri ukrainas i Shëndetësisë, Maksym Stepanov gjatë fjalës së tij në Parlament, duke i dhënë fund dhe disa zërave nga kompanitë farmaceutike që kërkonin tërheqjen e saj sa më parë.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Ukrainës janë tensionuar që prej kohës së aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë, në vitin 2014. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos