Teuta kundër Skënderbeut për biletën e parë në gjysmëfinale të Kupës

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2022, 10:49 | Futboll
Teuta kundër Skënderbeut për biletën e parë në

Skuadrat Teuta dhe Skënderbeu përballë njëra-tjetrës për biletën e parë në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Prej orës 16:45 në “Elbasan Arena”, ato do të luajnë sfidën çerekfinale të kthimit, me durrsakët që janë në pozita më të mira, pas avantazhit 1-0.

Me të njëjtin rezultat, bregdetarët i kanë mposhtur rivalët nga Korça dy herë në harkun e pak ditëve, duke u konfirmuar superiorë. Ata pritet të përfitojnë edhe nga fakti që Skënderbeu, mbetet më tepër i përqendruar te lufta për mbijetesën në elitë.

Kupa është mundësia që Teuta të kalojë krizën e rezultateve në kampionat, por edhe shansi që ta mbyllin sezonin me një trofe, si edhe të sigurojnë pjesëmarrjen në kupat e Europës.

Tri duelet e tjera çerekfinale, do të luhen të enjten. Duke nisur prej orës 13:45, Laçi pret Egnatian në shtëpi, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë. Në të njëjtin orar, Vllaznia luan me Flamurtarin, pas suksesit 2-1 në Vlorë.

Gjithçka e hapur në derbin ndërmjet Partizanit dhe Dinamos. Përballja do të luhet në orën 18:00 në Arenën Kombëtare, me skuadrat që nisen nga barazimi 1-1 i ndeshjes së parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos