Broja “tremb” edhe mbrojtjen e Manchester United, ekipi merr barazimin e merituar

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2022, 15:42 | Futboll
Broja “tremb” edhe mbrojtjen e Manchester United, ekipi merr

Southampton i Armando Brojës po tregohet gjithmonë më shume një kockë e fortë për gjigantët e Premier League.

Sot ata barazuan 1-1 në Old Trafford me Manchester United e Cristiano Ronaldo dhe Paul Pogba. Një përballje që mund të heqë sigurinë çdokujt, por jo 20-vjeçarit nga Malësia e Madhe, që pas performancës mbresëlënëse me Manchesterin tjetër, City-n  e Guardiolës, dhe golit me Tottenham, ishte protagonist i një tjetër ndeshje të mirë, ku mbajti në tension mbrojtjen e djajve.

Golit të Sancho në të 21-tën për Red Devils iu përgjigj Che Adams në pjesën e dytë, ndërkohë që Broja ishte protagonist i të paktën tre rasteve, aksione të papërmbajtshme ku mungoi finalizimi për të tundur rrjetën. Në një rast, mbrojtësi Maguire shkaktoi edhe një faull të diskutueshëm ndaj tij në zonën e rreptësisë, duke shkelmuar shqiptarin.

Southampton ndodhet e qetë në vendin e 10 të renditjes, ndërkohë që United humbi një rast për të kaluar në vendin e katërt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos