Tregu i punës, ekspertja Isai: Është rritur punësimi, por jo për punonjës të kualifikuar. Të ardhurat mbeten të ulëta

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2021, 20:22 | Ekonomi
Tregu i punës, ekspertja Isai: Është rritur punësimi, por jo

Vendet e punës në sektorët që kanë filluar rimëkëmbjen dhe në ndërtim në numër janë shtuar, por jo për punëtorë të kualifikuar. Kështu u shpreh "Business News" ekspertja e Ekonomisë Brunilda Isai, sipas të cilës papunësia ka arritur në vlera të ulëta krahasuar me para pandeminë, por të ardhurat për familje janë ende të ulëta.

“Papunësia ka arritur në vlera të ulëta krahasuar me para pandeminë, numri i vendeve të punës është shtuar, por janë të diskutueshme të ardhurat që familjet gjenerojnë. Ne shohim rritje të vendeve të punës në sektorët në rritje dhe rimëkëmbje ku tregtia dhe shërbimet zënë vendin kryesor dhe gjithashtu ndërtimi, por të dy sektorët nuk janë të rritur ndjeshëm në punonjës të kualifikuar, por punëtorë shërbimi dhe punëtorë krahu”.

Në lidhje me të papunët afatgjatë, ekspertja Isai thekson konkurrenca për punonjës të kualifikuar është e lartë dhe këta e kanë të vështirë të pozicionohen, por edhe mungesa e vendeve të punës për ta, të cilët shohin si rrugë shpëtimi emigracionin.

“Oferta për punësim duhet parë e segmentuar sipas grupimeve dhe industrisë. Ata që janë në kërkim të një punën duhen trajtuar në drejtim të politikave. Punësimi ndjek zhvillimin e ekonomisë dhe sektorët në rritje, por nëse flasim për persona të kualifikuar, këta punonjës e kanë vështirë të pozicionohen se konkurrueshmëria për vende të punës është me e lartë se ajo për punëtorët e thjeshtë. Është limitimi i ofertës për të gjitha industritë në rritje që nuk ofrojnë sa duhet vende pune për këta persona dhe kështu ata i drejtohen emigracionit”.

Për Isain rritja e çmimeve në raport me pagën krijon një risk të shtuar që duhet marrë në konsideratë. Tjetër shqetësim është edhe informaliteti.

“Duhet parë përbërja e tregut të punës janë shtuar vende pune, por me të ardhura të ulëta dhe kjo vihet re. Kemi një zhbalancim në rritjen e çmimeve. Ky është një risk i shtuar. Është një shqetësim që duhet konsideruar si risk i qenësishëm për të mos krijuar këtë zhbalancim. Shumë sektorë nuk paraqesin rritje që të mundësojë përballimin e shpenzimeve po ashtu dhe informaliteti ka pjesën e vet. Dhe nuk vendosen politika të drejta që krijojnë një afrim me vendet e rajonit. Duhen parë politikat e zhvillimit dhe ato sociale edhe vendosja e balancave për shpërblimin, sepse disa sektorë nuk kanë qasje të drejtë  dhe kjo ndikon edhe në uljen e deklarimeve”.

Ekspertja Isai sugjeron uljen e taksimit, i cili do të i pozitivisht në rritjen e punësimit dhe shtimin e të ardhurave

“Çdo lehtësim i tatimit do të ndikonte pozitivisht. Është tregu dhe elementët e tij që vendosin elementët e shpërblimit. Që krijojnë një atmosferë ritmike që reflektohet në shtimin e vendeve të punës dhe të ardhurat familjare”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos